Gruda akuzon Gërvallën se "po flet me fjalë të rrugëve"
Koordinatori për drejtësi në kabinetin nën hije të PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar ministres së jashtme Donika Gërvallës pas statusit të mbrëmshëm ku ajo e akuzoi këtë parti se po tenton ta frikësojë që nëse vjen në pushtet asaj s’do t’i mbetet vend në Kosovë.
Gruda e ka denoncuar znj. Gërvalla se “flet me fjalë të rrugëve”.
“Unë kur kam folur dje në emër të PDK-së, nuk kam thënë atë që thotë Donika Gërvalla, e ka thënë bashkëpunëtori i saj, zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu!” – është shprehur ai.
Gjatë ditës së djeshme, Gruda thjesht potencoi faktin se znj. Gërvalla ashtu sikurse ambasadori Martin Berishaj kishin edhe nënshtetësi tjera përveç asaj të Kosovës.
Por, Sallahu dje i interpretoi fjalët e tij si “kërcënim”.
