Gruaja sulmohet nga burri dhe vjehrri: Policia gjatë bastisjes gjen 11 fishekë
Gruaja sulmohet nga burri dhe : Policia gjatë bastisjes gjen 11 fishek
Një grua në Vushtrri ka raportuar në Polici se është sulmuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Pas bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur edhe 11 fishekë.
Njoftimi:
Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje.