Gruaja e Nasim Haradinajt rrëfen se si në Kosovë mjekët nuk e vrejtën se vuan nga kanceri, e kuptoi në Suedi - NACIONALE

Gruaja e Nasim Haradinajt rrëfen se si në Kosovë mjekët nuk e vrejtën se vuan nga kanceri, e kuptoi në Suedi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjelone Haradinaj, gruaja e ish luftëtarit të UÇK-së Nasim Haradinaj, ka dhënë një rrëfim për Televizionin 7.

Zonja Haradinaj jep detaje të përballjes së saj me kancerin, duke motivuar edhe shumë gra të tjera të cilat përmballen me këtë smundje.

Por, një gjë e cila bie në sy gjatë rrëfimit të saj është se, fakti të cilin ajo e potencon me përvojën e saj në spitalet e Kosovës.

Sipas Haradinajt, gjatë kontrollave mjekësore në Kosovë, mjekët, respektivisht radiologët i thanë se bëhej fjalë për një “cistë” e jo për kancer.

Më thotë radiologja është një cistë dhe nuk është kurgjo. Po dalim në dhomën tjetër e po ta bëj një zbrazje, dhe unë menjëherë dola. U gëzova që nuk është diqka më serioze.” Fillon rrëfimin e saj në T7, zonja Haradinaj.

Tutje ajo tregon se si në Suedi mjekët zbuluan të vërtetën e saj.

“Shkova në dhjetor në Suedi. Pasi e bëra mamografinë, më thanë se është një tumor. Unë nuk mujsha me besu se është një tumor, sepse më kishin thënë këtu mjekët se nuk e ke.

Tërë kohën kam mendu se nuk është e vërtëte se është kancer, sepse si mundet që mos me e vrejtë në Kosovë. Radiologja është dashtë ta dij se është tumor. Kjo është detyra e saj” shprehet tutje ajo.

Ndër të tjera zonja Haradinaj tregon edhe detaje të tjera, mirëpo ajo që bie në sy është se si në Kosovë nuk ia panë tumorin, e duke e ditur se sa është e rëndësishme zbulimi në fazë të hershme të kësaj sëmundje.

Lajme të ngjashme