Gripshi: Nuk na mungon asgjë për ta kaluar këtë rreth kualifikues - NACIONALE

Gripshi: Nuk na mungon asgjë për ta kaluar këtë rreth kualifikues

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nazmi Gripshi realizoi një super gol në minutën e 15-të të ndeshjes, i cili ishte edhe i vetmi që shënoi Ballkani. Në përfundim të ndeshjes ai dha komentet e tij.

"Me golin e sotëm i bëra një dhuratë vetës për ditëlindje. E pashë hapësirën, mendova që është më mirë të godas dhe në fund pashë topin në rrjetë.

"Ne shpresën për t'u kualifikuar e kemi pasur para se të niste loja sot dhe do t'i kemi deri në fund. Duke parë ndeshjen e sotme, besoj që meritonim të fitonim dhe nuk na mungon asgjë për ta kaluar këtë rreth kualifikues"
, deklaroi Gripshi.

Lajme të ngjashme