Real Madrid e Man City synojnë kualifikimin, formacionet zyrtare - NACIONALE

Real Madrid e Man City synojnë kualifikimin, formacionet zyrtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt në kuadër të ndeshjes kthyese për play-offin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene ka avantazhin pas fitores 3:2 në udhëtim në “Etihad”, ndërsa do të synojë ta ruajë për t’u kualifikuar tutje.

City ndërkohë do të bëjë çmos për ta përmbysur, duke marrë parasysh se tashmë kanë gjasa ndoshta vetëm minimale për Premierligë.

Befasia e vetme ishte se trajneri Pep Guardiola e ka lënë në stol qendërsulmuesin Erling Haaland, i cili realizoi dygolësh në sfidën e parë.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Tchouameni, Ceballos, Bellingham; Vinicius, Mbappe, Rodrygo.

Man City: Ederson; Dias, Gvardiol, Khusanov; Stones, Gundogan; Foden, Nico, Savinho; Marmoush.

Përballja do të nis në ora 21:00, si dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të ngjashme