Greva në arsim | Avokati i Popullit: Palët janë shumë afër arritjes së një marrëveshje - NACIONALE

Greva në arsim | Avokati i Popullit: Palët janë shumë afër arritjes së një marrëveshje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Avokatit të Popullit Naim Çelaj, bazuar në shkresën e fundit që kam marrë nga qeveria dhe grevistët e arsimit, ata po afrohën drejt mirëkuptimit.

“Në shkresën e fundit që kam marrë nga sindikata unë besoj që po, besoj që është përafruar shumë edhe në këtë pikë, edhe në nuk besoj që më mbesin pika të tilla që nuk lejojnë përafrim të qëndrimit të palëve. Ajo çka kam kujdes unë sot është të mos ngutem me konstatimet e mia, sepse dua që të jem i kujdesshëm, ta ruaj rolin e ndërmjetësit duke qenë i paanshëm, neutral, dhe duke u dhënë mundësinë vetë palëve për të dalë prej situatës”, tha Çelaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se kur palët përafrojnë qëndrimet e tyre, unë jam jashtëzakonisht i përgatitur të krijoj një takim brenda 24 orëve, në çdo kohë që të jem i ftuar, madje të përpiqem t'i rreshtoj këto shqetësime.

“Konsideroj se përtej frymës ose debatit jo shumë të moderuar që e kanë përdorur palët në krejt këtë situatë vetëm se kanë arritur t’i balancojnë qëndrimet edhe në raport me ato që unë i kam diskutuar me palët, besoj që janë shumë afër arritjes së një zgjidhjeje, dhe arritjes së një marrëveshjeje. Përndryshe, nëse nuk ndodh kjo, unë prapë e ripërsëris, të drejtat dhe liritë e fëmijëve janë duke u shkelur shumë rëndë dhe përtej thirrjes sime palëve të reflektojnë mbi këtë bazë, unë nuk kam ndonjë mekanizëm tjetër”, tha ai.

Lajme të ngjashme