Greqia i legalizon martesat e gjinisë së njëjtë dhe birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBT - NACIONALE

Greqia i legalizon martesat e gjinisë së njëjtë dhe birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBT

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Greqia është bërë shteti i parë me shumicë të popullsisë me besim ortodoks që e legalizon martesën mes personave me gjini të njëjtë.

Çiftet e personave me gjini të njëjtë tani do të ketë të drejtë ligjërisht edhe të birësojnë fëmijë pas përkrahjes së 176 deputetëve grekë të enjten. 76 votuan kundër, raporton televizioni BBC.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të shfuqizojë me guxim një pabarazi serioze”.

Megjithatë, miratimi i këtij ligji e ka përçarë vendin. Rezistencë e ashpër është bërë nga Kisha Ortodokse, e cila ka ndikim të fuqishëm. Përkrahësit e saj mbajtën një protestë në Athinë.

Shumë protestues mbajtën pankarta e kryqe në duar, lexuan lutje e kënduan pjesë nga Bibla në Sheshin “Syntagma” të kryeqytetit grek.

Kreu i Kishës Ortodokse, Ieronymos, tha se kjo masë “do ta korruptojë kohezionin social të atdheut”.

Kryeministri Mitsotakis gjatë një debati para votimit të këtij ligji para deputetëve tha: “Njerëzit që kanë qenë të padukshëm më në fund do të bëhen të dukshëm rreth nesh dhe me ta, shumë fëmijë më në fund do ta gjejnë vendin e drejtë.”

“Reforma e bën jetën e disa bashkëqytetarëve tanë më të mirë, pa hequr asgjë nga jeta e shumë të tjerëve” – shtoi ai.

Votimi i ligjit u mirëprit nga organizatat e komunitetit LGBT në Greqi. “Ky është një moment historik. Kjo është ditë hareje” – tha Stella Belia, drejtoreshë e grupit “Rainbow Families”.

Lajme të ngjashme