Grenellit i vjen një goditje nga një zyrtar i Vetëvendosjes pas deklaratës ndaj Kurtit: “I koordinuar me Beogradin” - NACIONALE

Grenellit i vjen një goditje nga një zyrtar i Vetëvendosjes pas deklaratës ndaj Kurtit: “I koordinuar me Beogradin”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, e ka quajtur “të koordinuar me Beogradin” Richard Grenellin, të emëruarin e Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, pas demantimit që ky i fundit i bëri Albin Kurtit për marrëdhëniet gjoja kurrë më të mira mes Kosovës dhe ShBA-sa se sa gjatë mandatit të tij.

Ramabaja goditi edhe mediat që publikuan deklaratën e Richard Grenell.

Postimi i Ramabajës:

Ndërkohë cicërimën e R. Grenellit, teksti i së cilës duket të jetë koordinuar me Beogradin, është publikuar pothuajse në të gjitha portalet që mbështesin opozitën në zgjefhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Propaganda dhe antipropaganda intensifikohet.

Sidoqoftë, ky shërbim i portaleve tona, fsre lehtë, mund të kthehet në një bumerang të lloit të vet.

Qytetaria e Kosovës nuk lejon ndërhyrje kaq të ulët e të koordinuar me ata që dekorohen për shërbime në Beograd.

Lajme të ngjashme