Grenell: Schwartz i dha informacione sekrete Jack Smithit për negociatat Kosovë-Serbi, ai më pas i ngriti aktakuzë Thaçit
Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell ka thënë se një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, Bruce Schëartz, i kishte dhënë informacione sekrete Jack Smithit rreth negociatave për Marrëveshjen e Uashingtonit.
Sipas Grenell, Smith më pas kishte ngritur aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Për këtë arsye, zyrtari i Administratës Trump ka thënë se Schwartz duhet të hetohet.
“Bruce Schwartz minoi Donald Trumpin dhe politikën e jashtme të SHBA-së ndërsa punonte në Departamentin e Drejtësisë.
Unë i thashë atij informacione private rreth negociatave (ai ka leje për informacione sekrete) dhe ai e përdori atë për ta paralajmëruar Jack Smith në Hagë - dhe Jack e paditi Thaçin për shkak të saj.
Ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht” – ka shkruar Grenell.
Bruce Schwartz undermined Donald Trump and US foreign policy while he worked at DoJ.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 15, 2025
I told him private information about negotiations (he has a TS clearance) and he used it to tip Jack Smith off at The Hague - and Jack indicted Thaci because of it.
He must be investigated… https://t.co/HhuvgTKlCV