Grenell: Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve në veri dhe ta krijojnë Asociacionin, Serbia ka reduktuar trupat - NACIONALE

Grenell: Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve në veri dhe ta krijojnë Asociacionin, Serbia ka reduktuar trupat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari i presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se është takuar sot në Beograd me ministrin serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviq.

Grenell ka thënë se ka kuptuar direkt nga ministri serb se janë ulur në mënyrë dramatike numri i trupave të ushtrisë serbe gjatë kufirit me Kosovën.

Për këtë gjë Grenell ka thënë se është lajm i madh.

Sot në mëngjes dëgjova drejtpërdrejt nga Ministri i Mbrojtjes në Serbi se ata mirëpresin praninë e më shumë trupave @nato në Kosovë dhe kanë ulur në mënyrë dramatike numrin e trupave serbe përgjatë kufirit të tyre. Ky është një lajm i madh.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani që të caktojnë datën e zgjedhjeve në veri të vendit dhe të formojën Asociacionin.

Albin kurti & Vjosa Osmani tani duhet të zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe të krijojë Asociacionin e Komunave Serbe.” – ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.

Ndërkaq, në njoftimin e minsitri serb, nuk është përmendur reduktimi i trupave afër kufirit me Kosovën.

“Sot pata një takim produktiv me Richard Grenell, të dërguarin special për çështjen e Kosovës dhe Metohisë në administratën e Presidentit Donald Trump dhe ish-shefin e sektorit të inteligjencës amerikane. Diskutuam situatën në Kosovë dhe Metohi dhe të gjitha masat që vendi ynë ka marrë për deeskalimin dhe uljen e tensioneve. E mirëpritëm praninë e shtuar të forcave të KFOR-it në zonat serbe në Kosovë dhe Metohi, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në territorin e krahinës sonë jugore.” – thuhet në njoftimin e Vuçeviqit në Instagram.

Lajme të ngjashme