Grenell ia kthen presidentes sllovene pasi i doli në krah Zelenskyt: Ju shpenzoni më së paku për mbrojtje
Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar, pasi kjo ishte në mesin e liderëve evropianë që i dolën në mbrojtje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se Sllovenia është anëtari i NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje.
“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.
Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29%.
Asgjë nuk e dëmton NATO-n më shumë sesa të mos paguani pjesën tuaj” – ka shkruar Grenell.
Actually, you are one of the lowest spending NATO members on defense.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 1, 2025
You committed to pay 2% in 2014 yet still only pay 1.29% now.
Nothing undermines NATO more than not paying your fair share. https://t.co/JOZuQYWUqh
Më poshtë, e gjeni të përkthyer nga Nacionale pjesën më kryesore nga kjo perplasje:
Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…
Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.
Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…
Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.
Zelensky: Do të ndjeni ndikim
Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.
Zelensky: Që nga fillimi i luftës…
Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.