Grafika e “Europe Magazine” flet për lirinë e mediave, citon raportin ku Kosova është më së keqi në rajon - NACIONALE

Grafika e “Europe Magazine” flet për lirinë e mediave, citon raportin ku Kosova është më së keqi në rajon

7 muaj më parë

nga NACIONALE

“Europe Magazine” ka realizuar një grafikë ku flet për lirinë e mediave nëpër vende të ndryshme.

Aty theksohet raporti i Reporterëve pa Kufij i majit, ku Kosova renditej më së keqi në rajon.

Europe Magazine ka përshkruar “dallime shqetësuese” në vendet europiane lidhur me lirinë e medias.

“Megjithatë, panorama më e gjerë në Europë tregon dallime shqetësuese. Vendët e Europës Jugore dhe Lindore performojnë dukshëm më dobët. Greqia renditet më keq në BE për katër vitet radhazi, e prekur nga survejimi me spyware, ndërhyrjet politike dhe ngacmimet ligjore ndaj gazetarëve. Ballkani Perëndimor gjithashtu mbetet i cenueshëm, me vende si Bosnja, Serbia dhe Kosova që kanë rezultate të dobëta”, thuhet në raportin e Europe Magazine.

Lajme të ngjashme