Grabitje me armë në Shtime
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një grabitje me armë, ka ndodhur në një pompë të derivateve.
1400 euro, janë grabitur, nën kërrcnimin e armës.
Grabitësi ka hyrë i maskuar si dhe i armatosur në pompë, kanë thënë dy punëtorët të cilët e kanë lajmëruar rastin në polici.
Ky rast është nën hetime.
“Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime” thuet në raport