Goditet nga vetura, humb jetën një këmbësore në Milloshevë (VIDEO) - NACIONALE

Goditet nga vetura, humb jetën një këmbësore në Milloshevë (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një këmbësore ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme, pasi u godit nga vetura në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci për Nacionalen tha se tashmë kanë filluar hetimet rreth këtij aksidenti fatal.

"Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti".

Lajme të ngjashme