"Gjysmë milioni euro...": Gazetari Hoxha tregon se për çka hetohet Elvana Gjata nga SPAK-u - NACIONALE

"Gjysmë milioni euro...": Gazetari Hoxha tregon se për çka hetohet Elvana Gjata nga SPAK-u

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evlana Gjata, javë më parë ra nën llupën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri. Më saktë, SPAK-u po heton Gjatën në lidhje me pasurinë e saj, pasi ajo u dyshohet për trasnferimin e parave të ish të dashurit të saj, Ervin Matës, i cili dyshohet për pasurim të jashtëligjshëm.

Në emisionin “Pressing” të T7, Artan Hoxha ka shpjeguar se Gjata për disa vite ka qenë e dashura e Matës, njeriut që tashmë është shpallur në kërkim për dyshime për trafikim të drogës.

“Elvana Gjata ka qenë për disa vite e dashura e Ervin Matës, një përson që tani është shpallur në kërkim. Është akuzuar për lëvizje në sasi shumë të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejt Evropës. Dhe SPAK-u pretendon se një pjesë të parave që ai sillte në Shqipëri, i kalonte nëpërmjet llogarive, sepse del një rast, një përgjim. Por thash është gjithmonë në hetim, nuk është vendim, nuk është e provuar kjo gjë. Është e dyshuar dhe duke qenë Elvana Gjata një këngëtare shumë e njohur, dalja e këtij materiali dhe përfshirja e një personazhi si Ervin Mata, në Kosovë nuk e njohin, por në Shqipëri është shumë i njohur. Është njeriu që u pëprlas me Elvis Martinajn, prandaj është kaq i rëndësishëm.” – deklaroi Hoxha.

I pyetur se për çfarë dyshohet këngëtarja Gjata, ky ishte shpjegimi i tij:

“Elvana Gjata nuk është marrë nën akuzë. Gjatë hetimit ka rezultuar që në një rast thuhet që një sasi prej gjysmë milioni euro do të transferohej nga jashtë Shqipërisë në Shqipëri nëpërmjet llogarisë së Elvana Gjatës nga i dashuri i vet në ato moment."

Lajme të ngjashme