Gjyshinca krah këshilltarëve të Biden e Obama në kuadër të Samitit për Progres Botëror
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca po qëndron në Toronto të Kanadasë në kuadër të Samitit për Progres Botëror 2022.
Këtë e konfirmoi vet ai përmes rrjetit social "Facebook", ndërsa tregoi se në samitin gjegjës ishte pranë këshilltarëve të presidentëve Biden e Obama, ndërsa nuk munguan as zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
"Po bëhen më shumë se dy vite të bashkëpunimit me CAP. Sot, ndihem shumë i lumtur për punët që kemi bërë e mirëbesimin që kemi ndërtuar. Takimet e gjata në Washington D.C, e së fundi panelet e diskutimit në Toronto e kanë forcuar komunikimin tonë që shpresoj e angazhohem ti shërbej vendit tim dhe mirëqenies në përgjithësi", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: