Gjyshinca bërtiste më 2019: VV-ja ka kulturë shtetformuese, jena shkollu jashtë, o zotni - NACIONALE

Gjyshinca bërtiste më 2019: VV-ja ka kulturë shtetformuese, jena shkollu jashtë, o zotni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ra në sy të martën gjatë takimit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, pasi ishte i vetmi që nuk u ngrit në këmbë për ta nderuar ardhjen e tij.

Sidoqoftë, para vetëm rreth tre vjetëve, në shtator të vitit 2019, Gjyshinca, që në publik njihet edhe si “Albini i vogël”, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, gjatë një përballjeje me një anëtar të PDK-së, thoshte se Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje shtetformuese dhe ka kulturë shtetformuese.

“Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje shtetformuese edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kulturë shtetformuese”, kishte thënë Gjyshinca më 2019 (minuta 31 e videos së mëposhtme).

Pas pak, për shkak të zërit të lartë, moderatori i emisionit ia kishte tërhequr vërejtjen, duke i thënë: “M’fal, z. Gjyshinca, po bërtisni pak si shumë.” (minuta 32:40)

Më vonë, Gjyshinca thotë me krenari disa fjalë edhe për shkollimin jashtë vendit. “O zotni, prej Rilindjes Kombëtare e deri te Hasan Prishtina jena shkollu jashtë, o zotni”, thotë Gjyshinca. (minuta 45:50)

Lajme të ngjashme