Gjyqtari i Speciales emërohet nga shefi i EULEX-it, deputeti i PDK-së: Këta nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës - NACIONALE

Gjyqtari i Speciales emërohet nga shefi i EULEX-it, deputeti i PDK-së: Këta nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka emëruar Christopher Gosnell si gjykatës të ri në Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se ky është veprim që tregon se Specialja nuk i raporton shtetit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar këta gjyqtar i raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut.

“Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales. Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut”, ka shkruar Behrami.

Lajme të ngjashme