Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, avokati kritikon Prokurorinë për shtimin e dokumenteve - NACIONALE

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, avokati kritikon Prokurorinë për shtimin e dokumenteve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbajtur sot dita e parë e konferencës përgatitore për gjykim ndaj Pjetër Shalës në Hagë.

Këtu, avokati i Shalës ka pasur kritika për Prokurorinë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë shtuar dokumente pa njoftuar.

“Po na detyrojnë të punojmë sikur po ecim në rërë që rrëshqet tërë kohës. Ne punojnë sipas dokumenteve që na servohen dhe kur i marrim me vonesë është e vështirë t’i analizojmë dhe t’i përkthejmë. Na duhet kohë që të arrijmë në përgjigjen më të përshtatshme”, janë shprehur nga mbrojtja e Shalës.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt- Foglia, ka njoftuar se ZPS-ja ka nxjerrë rreth 18 dokumente dhe se të njëjtit kanë kërkuar që këtë procedurë ta bëjnë sipas rregullës 102/3, duke u bazuar në nenin 15 të dosjes 303.

Lidhur me këtë nga ZPS-ja kanë thënë se e kanë ulur numrin e materialeve që kenë pasur në mocionin me shkrim tani rezulton në 85, duke shmangur dokumentet e dubluara dhe se këto dokumente nuk kanë nevojë për masa mbrojtëse.

ZPS-ja ka shtuar se këto janë dokumente që kanë dalë si rezultat i auditimit që është realizuar në periudhën e fundit përgatitore.

Lajme të ngjashme