Gjykatësi amerikan për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë: Të lirohen me kusht derisa të fillojë gjykimi - NACIONALE

Gjykatësi amerikan për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë: Të lirohen me kusht derisa të fillojë gjykimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyaktësi amerikan, Dean Pineles, ka folur për ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, duke cituar se e kupton faktin se pse qytetarët e Kosovës mendojnë se Gjykata Speciale është e njëanshme, pasi që në të po gjykohen vetëm pala nga Kosova dhe jo pala serbe.

Pineles ka deklaruar se nga kjo situatë po synon të përfitoj shteti serb, sepse po tenton të krijoj një narrativë false për luftën e fundit në Kosovë.

Fillimisht, duhet thënë se Gjykata në Hagë është e përbërë krejtësisht me ndërkombëtarë dhe nuk ka as edhe një kosovar aty, prandaj është normale që në Kosovë të shprehen të shqetësuar për ketë çështje. Problemi tjetër është se nga kjo Gjykatë po gjykohen vetëm ish-krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pala tjetër e cila ka qenë e përfshirë në konflikt. Është e kuptueshme që njerëzit mendojnë se kjo Gjykatë është e njëanshme për mënyrën se si ka funksionuar. Në anën tjetër shoh që Serbia është shumë entuziaste për Gjykatën Speciale, sepse i ndihmon që të krijojnë narrativen e tyre për luftën e fundit në Kosovë. Një narrativë të rreme për mendimin tim”, u shpreh Pineles.

Tutje ai përmendi se duhet të shqyrtohet mundësia e lirimit me kusht për ish-krerët e UÇK-së, deri kur të fillojë gjykimi ndaj tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët kanë më shumë se dy vjet që po mbahen ne paraburgim dhe tani pyetja shtrohet- Pse? Duhet të shqyrtohet seriozisht kërkesa e tyre për t’u liruar deri sa te filloj gjykimi për ta. Ata nuk mund të qëndrojnë aty duke mbledhur pluhur derisa të mblidhen të gjitha dëshmitë kundër tyre. Duhet të lirohen, por natyrisht nën mbikëqyrje të rreptë ku nuk mund të ndikojnë në punën e Gjykatës Speciale”, tha ai, përcjell Tëvë1.

Lajme të ngjashme