Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit
Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Lajmi është bërë i ditur në konferencën e sotme të Speciales.
“Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 15 maj, në vendime më vete për secilin, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera kundër atyre që perceptohen se janë kundër UÇK-së, përfshirë dëshmitarë që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara të Kosovës”, u tha në konferencë.