Gjykata shpall fajtor dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, i dënon me 5 vite burgim - NACIONALE

Gjykata shpall fajtor dy ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, i dënon me 5 vite burgim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë dy ish zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, për veprën penalë keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Xhelim Bektreshi dhe Besim Tahiri, janë dënuar më 5 vite burgim si dhe detyrohen që Ministrisë së Infrastrukturës t’ia kompensojnë dëmin në vlerë 29 mijë e 828 euro.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Bekteshi u dënua me 2 vite burgim, ndërsa i akuzuari Tahiri u dënua me 3 vite burgim.

Po ashtu, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike në kohëzgjatje prej dy vitesh. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lajme të ngjashme