Gjykata iraniane ia zgjat dënimin laureates Narges Mohammadi - NACIONALE

Gjykata iraniane ia zgjat dënimin laureates Narges Mohammadi

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, ka marrë dënime të mëtejshme me burg prej shtatë vjet e gjysmë nga një gjykatë iraniane, sipas BBC.

Aktivistja e të drejtave të njeriut u dënua me gjashtë vjet për "tubim dhe bashkëpunim" dhe një vit e gjysmë për "aktivitete propagandistike" nga një gjykatë në qytetin verilindor të Mashhadit, njoftoi Mostafa Nili në rrjetet sociale të dielën.

Mohammadi u arrestua në dhjetor për bërjen e "vërejtjeve provokuese" në një ceremoni përkujtimore, thanë autoritetet iraniane në atë kohë. Familja e saj tha se ajo u dërgua në spital pasi u rrah gjatë arrestimit.

53-vjeçarja u bë laureate e Nobelit në vitin 2023 për aktivizmin e saj kundër shtypjes së grave në Iran.

Lajme të ngjashme