Gjykata e liron Emin Gerbeshin, ishte arrestuar nën dyshimin për detyrim
Katër anëtarë të familjeve Gerbeshi, Avdullahu, Rrahmani, Emini dhe Kadriu janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Pas mbajtjes së seancës për caktimin e masës së paraburgimit, njëri prej të ndaluarve, Emin Gerbeshi, është liruar nga gjykata.
Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info edhe avokatja e tij, Saranda Keqekolla.
“Po klienti im është liruar. Atij i është ndaluar ofrimi i vendit të caktuar – pronës”, ka thënë ajo.
Policia e Kosovës ka realizuar dje nje operacion policor, ku ka bastisur disa lokacione, pronë e anëtarëve të familjes Gërbeshi në Vushtrri