Gjykata e Ferizajt dërgon në paraburgim të dyshuarin për dhunimin e të miturës - NACIONALE

Gjykata e Ferizajt dërgon në paraburgim të dyshuarin për dhunimin e të miturës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga viti 2019 e deri në korrik të këtij viti, dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur, duke e ditur se viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Gjkata Themelore e Ferizajt, ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit Z.Z.

Kujtojmë se kohët e fundit, raportimi i dhunimeve, është rritur me të madhe.

Ndërkohë, para jo shumë kohe bëri bujë rasti i një vajze 11 vjeçare që dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga të paktën dymbëdhjetë persona deri tash.

Komunikata e plotë e Gjykates:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lajme të ngjashme