Gjykata e dënon Murat Dernjanin me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit në Siri dhe Irak - NACIONALE

Gjykata e dënon Murat Dernjanin me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit në Siri dhe Irak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Murat Dernjani.

Ai është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale të krimeve kundër njerëzimit.

Shpallja e aktgjykimit u bë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violet Namani Hajra, dhe anëtarët gjykatësit Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti.

Dernjani në vitin 2019 ishte dënuar me 5 vjet burg për terrorizëm, pasi kishte qenë pjesë e organizatës ISIS.

Dërnjani dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin seksual dhe kryerjen e krimeve të tjera, ndaj vajzave të mitura të komunitetit jazid në Siri dhe Irak.

Në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe shtete si Franca, Gjermania, Suedia e Anglia.

Lajme të ngjashme