Gjuriq shëtitet me Escobarin: Moti i ligë por marrëdhëniet tona janë të ndritshme - NACIONALE

Gjuriq shëtitet me Escobarin: Moti i ligë por marrëdhëniet tona janë të ndritshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq ka publikuar një fotografi me të zëvendësndihmësin e sekretari amerikan të shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjuriq në Twitter ka shkruar se me Escobar ka shëtitur disa orë dhe kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-ve, të cilat sipas Gjuriqit, janë më të mira se moti i ligë.

“Sot, shijova orë diskutimesh frymëzuese mbi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër peizazhin vjeshtor të Washington DC-së në shoqërinë e mirë të Gabriel Escobar. Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale është e ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq.

Lajme të ngjashme