Gjuriq shërbehet me fjalët e Albulena Haxhiut për Listën Serbe: I përdorëm në maksimum, nuk shihen favorshëm në Evropë
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka nisur veçse t’i bëjë fushatën Listës Serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë, duke i bërë presion zgjedhësve serbë të Kosovës të votojnë për këtë parti, që është veçse degë e SNS-së së Alkensadar Vuçiq.
Por, Gjuriq tha të jetë shërbyer diplomatikisht me fjalët e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë është “Triumf”.
“Këtë deklarim e shfrytëzuam deri në maksimum në bisedema me shumë bashkëbisedues, veçanërisht në Evropë. Përgjigja e tyre nuk është e favorshme ndaj Kurtit. Prandaj edhe thash që vendimi për ndalimin e Listës Serbe nuk do të kalonte”, tha Gjuriq në mediat serbe.