Gjuan me armë zjarri në drejtim të një veture në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ku një i dyshuar ka shtënë më armë zjarrini nga vetura e tij në një veturë tjetër në Fushë Kosovë.
Nuk është raportuar për të lënduar, nga ana tjetër, i dyshuari gjendet në arrati.
Raporti i plotë:
SH.RR. PËRGJITHSHËM & POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Fushë Kosovë / 15.05.2024- 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, i dyshuari mashkull kosovar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast një plumb u ka goditur veturën, por pa lëndime në njerëz. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës, i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.