Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person - NACIONALE

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në një lokal në Lipjan.

Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitet policore.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”.

“Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”.

Lajme të ngjashme