Gjuajti me armë në aheng, arrestohet një person në Deçan
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për “Përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” në Deçan.
Sipas policisë, i dyshuari ka shtënë më armë zjarri në një aheng.
Policia te i dyshuari ka gjetur këto armë: Njё (1) armё pistoletё Sarsilmaz; Njё (1) karikator i sё njëjtës armë; Gjashtё (6) fishekё cal: 9mm; Tri (3) gёzhoja.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale “Përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”
Pejë, 06 gusht 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Deçan, me datë 05.08.2024, rreth orёs 22:00, është njoftuar se nё fshatin Rastavicё-Deçan, nё njё aheng ka tё shtёna me armё.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, aty janё gjetur tri (3) gёzhoja, ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar:
• Njё (1) armё pistoletё Sarsilmaz
• Njё (1) karikator i sё njëjtës armë
• Gjashtё (6) fishekё cal: 9mm
• Tri (3) gёzhoja
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.