Gjuajtën me armë zjarri në aheng, arrestohen dy të dyshuarit në Gjilan - NACIONALE

Gjuajtën me armë zjarri në aheng, arrestohen dy të dyshuarit në Gjilan

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, të cilët po dyshohen se në një aheng familjar kanë gjuajtur me armë zjarri.

Sipas Policisë Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se të dyshuarit gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë disa herë me armë zjarri.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, njëra e llojit ,,Ekol Firat Compact’’ e kalibrit 9mm, dhe tjetra ,,Bereta Pb’’ e kalibrit 9 mm, tridhjetë e shtatë (37) gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe tre(3) fishekë të kalibrit 9 mm si dëshmi materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme