Gjuajte me armë në rrugën Gjilan–Kamenicë, një i plagosur në gjendje të rëndë
“Klan Kosova” raportoi se një katërdhjetë vjeçar ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë për jetën pas disa të shtënave me armë zjarri mes dy veturave në lëvizje në rrugën Gjilan – Kamenicë.
I plagosuri në këtë rast është A.K nga një fshat i Kamenicës. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe është në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
Hashani njoftoi gjithashtu se si pasojë e këtij incidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim.