Gjoshi i PDK-së: Albin e Bislim mos e llogaritni rritjen ekonomike të Kosovës me konton tuaj
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka shkruar se kur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës po flasin që ka rritje ekonomike në vend, po e llogaritin me xhiriollogritë e tyre.
Gjoshi, tutje ka thënë se për qytetarët e Kosovës po rritën vetëm reduktimet.
“Me siguri kur këta të Qeverisë po thojnë se është rritë ekonomia e Kosovës, po i llogaritin senet me xhirollogaritë e tyre që po rriten çdo ditë. Mjafton që të jetosh në Kosovë për ta kuptuar se për qytetarët e Kosovës po rriten veç reduktimet e rrymës edhe të gjitha çmimet. Albin e Bislim, mos e llogaritni ekonominë e Kosovës me konton tuaj, të ministrave tuaj, e as të Martin Berishës”, ka shkruar ai.
