Gjinovci “shpërndanë” medalje për sukseset e policisë në veri, këta janë dy fatlumët e parë - NACIONALE

Gjinovci “shpërndanë” medalje për sukseset e policisë në veri, këta janë dy fatlumët e parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i është gëzuar shumë aksioneve të djeshme të Policisë së Kosovësn, të cilat kulmuan me vendosjen e kryetarëve në tri komunat veriore.

Ai i ka dhënë mbështetje të fuqishme qeverisë, duke kritikuar qëndrimet e ndërkombëtareve për këto veprime.

Një ditë pas aksioneve, Gjinovci, i cili njihet si përkrahës i Qeverisë Kurti, ka filluar të shpërndanë medalje në mënyrë virtuale për më meritorët për veprimet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri.

I pari që ka pasur privilegjin t`i ndahet një medalje e tillë ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në profilin e tij në “Facebok”, Gjinovci ka shkruar se ministri Sveçla e meriton një medalje të tillë.

Personaliteti i dytë që e ka marrë një medalje të tillë ka qenë analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Sipas Gjinovci, Spahiu e meriton këtë medalje për parashikimin e tij në saktë për ngritje të flamujve në ndërtesat e katër komunave veriore.

“Qit medalje se është i pari që e ka parashiku vendosjen e flamujve të Kosovës në komunat veriore”, ka shkruar Gjinovci.

Lajme të ngjashme