Gjinovci me këtë koeficient VV-ja fton qytetarët në varfëri të përgjithshme - NACIONALE

Gjinovci me këtë koeficient VV-ja fton qytetarët në varfëri të përgjithshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Rron Gjinovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas publikimit të koeficientit për pagat në sektorin publik.

Përmes një satire drejtuar partive politike në vend, ai ka shpalosur një bisede imagjinare se si do të reagonin të gjitha partitë në shfaqjen e koeficientit para qytetarëve.

Sipas tij, PDK do të vidhte nga pak por do të i rriste rrogat ndërsa LDK, nuk do të mblidhte tatim fare por rrogat do të rriteshin.

‘’ PDK: t'vjedhim të gjithë ngapak, t'i rrisim edhe rrogat.LDK: të mos mbledhim tatime fare, t'i rrisim rrogat.’’- ka deklaruar Gjinovci.

Ndërsa sa i përket shpalosjes së këtij koeficienti partia që është në pushtët është duke i mirëpritur qytetarët në varfëri të përgjithshme.

Gjinovci, ka ironizuar edhe me AAK-në, duke thënë se nuk do të reagonin fare pasi që të vetmin qëndrim kanë që i pari i kësaj partie të behët kryeministër.

Lajme të ngjashme