Gjini takohet me presidentin e Këshillit Evropian: Kosova ka shumë detyra, vendi ka humbur kohë pa institucione funksionale
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka njoftuar se është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në një shkrim në Facebook, Gjini ka thënë se për AAK-në Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme.
Tutje, ai ka shtuar se vendi ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale.
“Për ne, Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten adresa e vetme dhe e paalternativë strategjike.
Kosova ka ende shumë detyra dhe reforma për të përmbushur në procesin e integrimit, prandaj na duhen institucione të forta dhe stabile. Vendi ynë ka humbur mjaft kohë pa institucione funksionale.
Tani, presim rezultatin e zgjedhjeve të këtij vikendi për të parë se si do të ecim përpara me një plan të qartë pune për të ardhmen”, ka shkruar ai.