Gjilan: I dyshuari ushtron dhunë në familje, sulmon edhe policët – përdoret spreji
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës.
Kur policët kanë intervenuar, janë sulmuar nga i dyshuari.
Postimi:
DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjilan / 21.12.2025 – 15:54. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar ti sulmojë me një mjet te mprehte-thikë. Gjatë intervenimit zyrtarët policorë për ta vënë situatën në kontroll kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.