Gjilan: Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas PK-së, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.
Raporti i plotë:
VDEKJE E DYSHUAR
Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.
