Gjeneralmajor Enver Cikaqi në “HMS Richmond”: Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

Gjeneralmajor Enver Cikaqi në “HMS Richmond”: Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, i cili u zhvillua në bordin e anijes “HMS Richmond” të Forcave Detare Britanike, e ankoruar në Porto Romano, Durrës.

Në takim morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. U diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet vendeve të rajonit në kuadër bilateral, rajonal dhe në kuadër të Aleancës.

Lajme të ngjashme