Ish-gjenerali Ramadan Qehaja, i arsyeton deklaratat e Albin Kurtit për luftë - NACIONALE

Ish-gjenerali Ramadan Qehaja, i arsyeton deklaratat e Albin Kurtit për luftë

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Këto deklarata i ka arsyetuar gjenerali Ramadan Qehaja, (babai i Florian Qehajës), i cili ka thënë se deklaratat e Kurtit ishin të bazuara dhe nuk kane te bëjnë, siç thonë disa, me tentativën e shmangies nga problemet e brendshme dhe zhvendosjen e vëmendjes diku tjetër - ne rrezikshmërinë nga angazhimi luftarak serb ndaj Kosovës.

Tutje ai ka thënë se Armatosja e Ushtrisë serbe me armatim kryesisht ofanziv nga Rusia e se fundi edhe nga Kina e tejkalon nevojën e mbrojtjes së Serbisë, kjo bazuar në nivelin real e faktit te rrezikshmërisë në rajon.

"Me shkas, si njohës i mirë i doktrinës tradicionale dhe strategjisë ushtarake serbe, desha të komentoj dhe argumentoj dy deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës z. Kurti për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak serb ndaj Kosovës. Kujtoj se këto deklarata ishin të bazuara dhe nuk kane te bëjnë, siç thonë disa, me tentativën e shmangies nga problemet e brendshme dhe zhvendosjen e vëmendjes diku tjetër - ne rrezikshmërinë nga angazhimi luftarak serb ndaj Kosovës. Armatosja e Ushtrisë serbe me armatim kryesisht ofanziv nga Rusia e se fundi edhe nga Kina e tejkalon nevojën e mbrojtjes së Serbisë, kjo bazuar në nivelin real e faktit te rrezikshmërisë në rajon. Organizimi i dhjetëra trajnimeve, ushtrimeve, manovrave në bashkëpunim të ngushte me komandat dhe njësitet ruse me emërtime si “Vellazeria Sllave” nuk mund të trajtohen thjesht si një demonstrim force. Tutje, shprehja në mënyrë të hapur nga disa politikane serb te pretendimeve luftarake (ushtarake) ndaj territorit të Kosovës në ç’drejtim është shquar sidomos kryetari aktual serb, Vucic, dhe deklarata e tij me e re e para dy ditëve duke folur para oficereve të posa diplomuar në Akademinë Ushtarake në Beograd, se nuk do te japin asnjë pëllëmbë të territorit serb duke e përmendur këtu edhe territorin e Kosovës, janë argumente shtesë në favor të tezes që sulmi ushtarak nga Serbia megjithatë nuk mund te përjashtohet. Nëse këto dhe një spektër i gjerë i argumenteve tjera nuk janë të mjaftueshme për një vlerësim real te rrezikshmërisë ushtarake serbe ndaj Kosovës, atëherë me siguri se po ja bëjmë qefin vetit (duke argumentuar elementet antilufte etj) dhe atë nga njerëz jo kompetent për këtë fushë. Sipas tyre ne nuk duhet te bëjmë përgatitje vetëmbrojtëse sepse gjeja se, rreziku luftarak serb ndaj Kosovës ose ndaj një pjese të territorit të saj nuk ekziston e që sipas mendimit time është vlerësim tejet i gabuar", ka thënë Qehaja.

Lajme të ngjashme