Gjendjen ekonomike në vend, Hamza: Nuk guxojmë ta pranojmë këtë gjendje si normale, më 7 qershor do t’i themi STOP krizës - NACIONALE

Gjendjen ekonomike në vend, Hamza: Nuk guxojmë ta pranojmë këtë gjendje si normale, më 7 qershor do t’i themi STOP krizës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen sociale dhe ekonomike në vend.

Hamza ka shpërndarë fjalët e një qytetari nga Suhareka, për të cilat tha se e kanë prekur shumë.

Gjashtë palë sy duhet me i pasë… A po e sheh, veç te poshtë po shkon Kosova. Na shkoj jeta neve”, ka shkruar Hamza, duke cituar qytetarin nga Suhareka.

Sipas Hamzës, këto fjalë pasqyrojnë dhembjen, lodhjen dhe zhgënjimin që, siç u shpreh ai, po e përjetojnë shumë familje në Kosovë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër u shpreh se kjo gjendje nuk duhet të pranohet si normale, ndërsa bëri thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Me 7 qershor, ne do t’i themi STOP krizës. Dhe bashkë, me secilin prej jush, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme