Gjendja nga helmimi në Malishevë: 158 numri i të helmuarve
Komuna e Malisheves ka njoftuar se numri i të helmuarve ka arritur në 158.
Përmes një postimi në Facebook nga komuna kanë njoftuar se situata është nën kontrollë.
“Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore. Për informacione të tjera do njoftoheni me kohë në orët në vijim.” - thuhet në njoftimin e komunës.
