Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçare në Skënderaj
Një vdekje e dyshimt ka ndodhur sot në Llaushë të Skenderajt. Një 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj të cilt raportuan në poici.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë Telegrafit se sot rreth orës 18:00 viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka njoftuar Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
