Gjendet një person i vdekur në varrezat e një fshati në Podujevë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet një person i vdekur në varrezat e një fshati në Podujevë, policia jep detaje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Podujevë është gjetur një person pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh policia ka treguar se viktima është gjetur në varrezat e fshatit Përpellac.

Sipas policisë, afër trupit të tij është gjetur një pistoletë.

“Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme