Gjendet në fshatin Jezerc vetura që u përdor nga grabitësit dy ditë më parë në Suharekë - NACIONALE

Gjendet në fshatin Jezerc vetura që u përdor nga grabitësit dy ditë më parë në Suharekë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është gjetur në fshatin Jezerc vetura e cila dyshohet se është përdorur nga grabitësit e armatosur dy ditë më parë në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se janë duke u kryer ekzaminimet e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.

Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasdites pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë. Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme