Gjendet i vdekur një person në Shkup, raportohet se është drejtori i televizionit “Alsat” - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Shkup, raportohet se është drejtori i televizionit “Alsat”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku, sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, drejtori i televizionit “Alsat”, Lirim Hajredini, është gjetur i vdekur në një banesë në bulevardin “Krste Misirkov”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një person me inicialet L.H., 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Sot rreth orës 09:25 të mëngjesit, Shërbimi i Sigurisë Publike – Shkup ka marrë një njoftim se para një ndërtese në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup ka një person me lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë dalë oficerë policie nga stacioni policor Bit Pazar dhe kanë konstatuar se personi është L.H. (38) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe po kryhet inspektimi i vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, mediat në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se personi në fjalë është drejtori i televizionit “Alsat”, Lirim Hajredini. Emri i tij si drejtues i operacioneve të TV Alsat-M figuron edhe në dokumente të mëhershme të organizatave mediatike.

Autoritetet kanë njoftuar se prokurori publik është vënë në dijeni dhe se po zhvillohet inspektimi i vendit të ngjarjes.

Lajme të ngjashme