Gjendet i vdekur një person në Obiliq
Një person është gjendur i vdekur në Hade të Komunës së Obiliqit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 06:00.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë ajo.