Gjendet i vdekur një person në Leposaviq, policia jep detaje
Një person i lindur në vitin 1959, me shtetësisë serb, dyshohet se ka jetuar i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Brezancë në Leposaviq.
Viktima dyshohet se rënë aksidentalisht drunjtë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por dyshohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht). Por kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore.” – ka thënë Elshani.
