Vdesin dy kosovarë në aksidentin afër tunelit të Kalimashit - NACIONALE

Vdesin dy kosovarë në aksidentin afër tunelit të Kalimashit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy shtetas të Kosovës kanë vdekur në aksidentin në Rrugën e Kombit, afër tunelit të Kalimashit.

Viktimat janë janë kosovarët S.O., 58-vjeçar dhe N.O., 45-vjeçar.

Kështu ka bërë të ditur Genti Mullahi nga Policia e Shtetit për lajmi.net e konfirmoi para pak çastesh.

Kukës/Informacion shtesë Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.” - tha Mullahi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një automjet i rëndë, si edhe kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë, një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë.

Lajme të ngjashme